GAIA ofron një stil jetese të jashtëzakonshëm me facilitete moderne dhe komode që i japin një dimension të veçantë jetës tuaj. Këtu janë 9 përfitimet kryesore që e bëjnë Gaia të veçantë:
Pamje Mbresëlënëse
Pishina Private
Ndriçim Natyral
Komoditete Moderne
Mikroklima e Shëndetshme
Hapësira për Parkim
Privatësi dhe Siguri
Akses i Lehtë në Qytet
Stil Arkitektonik i Avancuar
Smart Home
Hyrje dhe Oborre Private
Ndriçim Natyral
Sisteme Energjie Efiçiente
Termoizolim Perfekt
Kamera
Siguri 24/7
Hapësirë magazinimi
Roje Sigurie
Hyrje e kontrolluar
A doni të shijoni një not në një ditë të nxehtë ose të relaksoheni duke parë yjet në një natë dimri pranë ujrave të kaltërta? Nëse po, 7 nga vilat tona ofrojnë mundësinë e një pishine private në oborrin tuaj. Këto vila krijojnë një atmosferë qetësie dhe lehtësie, duke përdorur ngjyra të bardha dhe materiale të cilësisë së lartë për ndërtim, përfshirë dritare të avancuara dhe sistem të përmirësuar ngrohjeje. Elementi kyç që përmirëson projektin është ndriçimi. Hapësirat e brendshme janë të orientuara në jug, duke ofruar dritë natyrale gjatë gjithë ditës dhe një ambient të ngrohtë dhe komod gjatë natës. Çdo vilë është e pajisur me hapësirë për një ashensor, duke lidhur tri nivelet në mënyrë moderne dhe efikase, duke ofruar komoditet dhe lehtësi.
GAIA është si një oazë në mes të gjelbërimit të ekzistueshëm, duke përfshirë 13 vila të veçanta. E vendosur në Mullet, me orientim në jug-lindje, GAIA përfiton nga dielli optimal gjatë gjithë ditës, nga lindja e diellit deri në perëndim. Në pjesën veriore, vila mbrohet nga erërat nga një kodër e ulët, ndërsa hapësira në jug ofron një pamje të mrekullueshme të gjithë luginës së lumit Erzen. Prania e lumit Erzen ndikon në mikroklimën e zonës, ndërsa pylli i vogël dhe vegjetacioni ofrojnë freski dhe hije. Gaia është një ndërtese moderne si në stilin arkitektonik ashtu edhe në materialet dhe përfundimet e saj të nivelit të lartë. Vilat kanë hyrje dhe oborre të veçanta, pamje të mrekullueshme, hapësirë për parkim për dy makina dhe, nëse dëshironi, mund të kenë një pishinë private.